Futboll

Tusha: Eliminimi zhgënjyes, shpresojmë të kualifikohemi në Ligën e Konferencës

Veton Tusha

Golashënuesi i vetëm i Dritës në ndeshjen e dytë ndaj FCSB-së në humbjen e së enjtes në Ligën e Evropës, Veton Tusha, është shprehur i zhgënjyer nga eliminimi prej kësaj gare. Megjithatë, ai ka thënë se shpreson që kampioni i Kosovës të fitojë në plejof të Ligës së Konferencës dhe të arrijë për herë të parë të luajë në këtë garë.

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita, u mposht 3:1 në Prishtinë, ndërsa në rezultat të përgjithshëm 6:3.

“Rezultat shumë zhgënjyes. E nisëm shumë keq duke pësuar në minutën e parë. Ndoshta ishte kjo pakujdesia jonë. Kjo ndikoi në rezultatin që të humbim ndeshjen”, ka thënë ai për KTV-në pas ndeshjes.

Ai ka thënë se Drita mban shpresë që ta eliminojë Differdangen e Luksemburgut për të arritur ligën në Ligën e Konferencës.

“Shpresojmë të kemi paraqitje sa më të mirë. E di që i kemi mposhtur njëherë dhe uroj që prapë e të ndodhë kjo”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
LIVE: Drita – FCSB

Drita eliminohet nga FCSB-ja, luan në plejof të Ligës së Konferencës

Goli i shënuar nga Veton Tusha ngjalli entuziazëm te rreth 10 mijë shikues në “Fadil Vokrri”....