Hoffenheimi ka vendosur të vazhdojë me sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, në vend se ta shes atë te Werder Bremeni.
22-vjeçari të dielën e vazhdoi kontratën me klubin e Bundesligës. Asllani shkëlqeu tek Elversbergu i Bundesliga 2 në edicionin e kaluar, ku luajti si i huazuar nga Hoffenheimi. Pas golave të shumtë, për Asllanin shprehën interesim shumë skuadra gjermane.
Hoffenheimi, ndonëse ka shumë sulmues në përbërje, vendosi ta mbajë atë duke i ofruar kontratë të re. Kjo do të thotë se një apo më shumë lojtarë do të largohen nga Hoffenheimi.
Njëri prej atyre që pritet të largohet është Mërgim Berisha, sulmuesi tjetër nga Kosova.
Berisha nuk ka shfaqur shumë te kjo skuadër dhe mund të largohet, njëjtë si disa sulmues të tjerë. Kështu të paktën ka shkruar “Kicker” të hënën.
Asllani pritet të jetë i rëndësishëm për Hoffenheimin në edicionin e ri. Ndonëse shtatlartë, ai nuk është lojtar që kufizohet vetëm në zonë. Kjo i mundëson trajnerit të Hoffenheimit që ta aktivizojë në sisteme të ndryshme.