Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tottenhami transferon Robertsonin

Andy Robertson

Tottenhami e ka transferuar të premten kapitenin e Skocisë, Andy Robertson. 

Robertson i bashkohet Tottenhamit si futbollist i lirë, pas largimit nga Liverpooli. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

32-vjeçari kishte njoftuar se do të largohej nga “të kuqtë” kur t’i skadonte kontrata në verë, ndërsa futbollist i Spursit do të jetë nga 1 korriku. 

Thomas Frank, ish-trajneri i Tottenhamit, e kishte synuar transferimin e tij edhe në afatin kalimtar të janarit. 

Spursi e siguroi qëndrimin në Premier League në ditën e fundit të sezonit tashmë të përfunduar, duke e mposhtur Evertonin me trajnerin e ri Roberto de Zerbi. 

Pasi iu bashkua Liverpoolit nga Hull City në vitin 2017, Robertsoni i luajti 378 ndeshje për klubin dhe i fitoi dy tituj të Premier Leagues dhe Ligën e Kampionëve. 

Ai po ashtu e ka fituar Kupën e Ligës dy herë, si dhe Kupën FA. 

Robertsoni do të luajë në Botëror me Skocinë. Skocia përballet me Haitin, Marokun dhe Brazilin.