Futboll

Tottenhami mposhtet në shtëpi nga Newcastle

Newcastle

Tottenham Hotspuri e ka regjistruar disfatën e dytë radhazi në Premier League.

Tottenhami u mposht në shtëpi nga Newcastle Unitedi me rezultatin 2:1.

Ndeshja e zhvilluar të martën mbrëma i takoi xhiros së 26-të të elitës angleze.

Newcastle kaloi në epërsi në minutën e pesë shtesë të pjesës së parë me golin që e shënoi mbrojtësi Malick Thiaw.

Tottenhami shifrat në 1:1 i barazoi në minutën e 64-t me golin që e shënoi Archie Gray.

Katër minuta më pas, mesfushori anglez, Jacob Ramsey, e shënoi golin e fitores 2:1.

Tottenhami vazhdon të jetë poshtë në tabelë me 29 pikë. Newcastle ka shtatë pikë më shumë në mesin e tabelës.