Arbër Hoxha ka regjistruar tjetër arritje të madhe.
Qendra Ndërkombëtare për Studime Sportive (CIES) ka publikuar të enjten formacionet më të mira nga 34 liga në Evropë.
Në mesin e këtyre ligave ishte edhe ajo e Kroacisë.
Pesë lojtarë të Dinamos së Zagrebit ishin në formacionin më të mirë të kampionatit elitar kroat.
Sulmuesi i Shqipërisë ishte në mesin e tyre, në formacionin 4-2-1-3.
Hoxha me Dinamon e Zagrebit në këtë edicion e fitoi titullin dhe Kupën e Kroacisë.
