Besfort Zeneli është prej lojtarëve më të kërkuar nga skuadra e Elfsborgut që bën gara në kampionatin elitar të Suedisë.
Për Zenelin, që ka pasur paraqitje për U21 të Kosovës dhe Suedinë, janë interesuar tetë skuadra nga Italia, Anglia, Turqia, Franca dhe Gjermania, ka shkruar “Fotbolldirekt.se” të enjten.
Nga Anglia është një klub i “Championshipit” anglez, ndërsa ka interesim edhe nga Bundesliga 2 dhe kategoria e dytë e futbollit të Turqisë.
Ndërkohë, skuadrat elitare që po e kërkojnë Zenelin janë nga Serie A e Italisë dhe Ligue 1 e Francës.
22-vjeçari që luan si mesfushor ofensiv, është vëllai i vogël i Arbër Zenelit.
Zeneli në këtë edicion e ka realizuar një gol dhe ka nëntë asistime në 19 ndeshje të “Allsvenskan”.
Elfsborgu është i katërti në renditje.