Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bajrami kërkon anulimin e Testit të Maturës: Po i ndëshkon nxënësit e ndershëm

Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami

Foto: Driton Paçarada

Deputetja e zgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kërkuar anulimin e Testit të Maturës, duke vlerësuar se procesi ka humbur besueshmërinë dhe po favorizon kopjimin në vend të dijes.

Ajo ka thënë se për gjashtë vjet me radhë po përsëritet i njëjti problem, pasi testi publikohet sapo nis provimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Nëse nuk ki mundësi me organizu si duhet, anuloje. Që gjashtë vjet radhazi po përsëritet i njëjti dështim - publikimi i testit sapo fillon provimi. Pra, testi i maturës nuk po e shpërblen dijen, por po e favorizon kopjimin”, ka shkruar Bajrami në Facebook të shtunën.

Sipas saj, situata aktuale krijon padrejtësi ndaj nxënësve që kanë punuar dhe mësuar me vite, pasi më të suksesshëm po dalin ata që arrijnë të kopjojnë më shumë.

Bajrami ka theksuar se kjo nuk është më vetëm çështje e organizimit të një testi, por problem i drejtësisë në arsim dhe i procesit të regjistrimit në fakultete.

“Sot, fatkeqësisht, më të suksesshëm nuk dalin ata që kanë mësu shumë, por ata që kanë arritë me kopju më shumë. Kjo është padrejtësi ndaj mijëra nxënësve të vyeshëm që kanë punu me vite. Ky nuk është më veç problem i organizimit të një testi, është problem i drejtësisë në arsim, është edhe pjesë e procesit të regjistrimit në fakultet. Kur kopjimi bëhet rruga ma e lehtë drejt suksesit, atëherë nxënësit e ndershëm ndëshkohen”, ka shkruar tutje ajo.

Ajo ka kërkuar që Testi i Maturës të zëvendësohet me një sistem vlerësimi që bazohet në suksesin e nxënësve gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, duke i bërë thirrje ministrit në detyrë të Arsimit, Hajrulla Çeku, të merr përgjegjësi.

“Arsimi nuk mund të ndërtohet mbi kopjim. Minister, del merr përgjegjësi”, ka përfunduar Bajrami.

Gjatë ditës së sotme po mbahet Testi i Maturës, që mat njohuritë e arsimit parauniversitar (deri në klasën e 12-të). Sivjet i nënshtrohen mbi 19 mijë nxënës të shkollave të mesme. Organizohet në 152 qendra të testimit në të gjithë Kosovën.

Por si çdo vit tjetër, edhe këtë herë nisën të qarkullonin përgjigjet e testit në grupet e ndryshme në rrjete sociale, për të cilat KOHA raportoi më herët.

Lexo përditësimet tjera
Ministria e Arsimit

Mbi 19 mijë nxënës i nënshtrohen Testit të Maturës

Më shumë se 19 mijë nxënës të shkollave të mesme të larta i nënshtrohen sot Testit...