Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botërori 2026

Pse Turqia është e eliminuar nga Botërori?

Turqia

Turqia është eliminuar nga Botërori pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para të grupit. Meqenëse në Botëror kriteri i parë për ndarjen e skuadrave me pikë të barabarta janë ndeshjet direkte mes tyre, Turqia nuk ka më mundësi të përfundojë në një pozitë që e dërgon në fazën tjetër.

Eliminimi i saj u vulos pas humbjes 0:1 nga Paraguai. Ndeshja e luajtur në orët e hershme të së shtunës u vendos nga një supergol i minutës së dytë i Matias Galarzas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kombëtarja latine e luajti tërë pjesën e dytë me një lojtar më pak, por ia doli të merrte fitore. Madje, ndëshkimi me të kuq i Miguel Almironit në fund të pjesës së parë hyri në histori, duke u bërë lojtari i parë që përjashtohet nga loja me rregullin e ri të FIFA-s. Ai u ndëshkua pasi mbuloi gojën me duar teksa fliste me një lojtar turk.

Me dy humbje të regjistruara, Turqia u bë skuadra e dytë pas Haitit që eliminohet nga Botërori. Në ndeshjen e parë ishte mposhtur 2:0 nga Australia.

Ndeshjen e fundit në grup Turqia do ta luajë ndaj SHBA-së, që tashmë e ka siguruar kualifikimin nga vendi i parë me dy fitore.