Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Te London City besojnë se Kosovare Asllani do të qëndrojë

Kosovare Asllani

Futbollistja Kosovare Asllani nuk do të largohet nga London City Lionesses.

Kështu të paktën ka thënë presidentja e klubit anglez, Michele Kang. Ajo ka thënë se Asllani do të jetë pjesë e skuadrës edhe në elitën e futbollit anglez. London City siguroi të dielën kalimin në Superligën e Anglisë. Mbylli edicionin në vendin e parë, falë pikës së fituar ndaj Birminghamit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndeshja përfundoi 2:2. London Cityt i mjaftoi një pikë për t’u bërë kampion në Championship.

“Ajo nuk do të shkojë askund”, ka thënë Kang për “STV”. Asllani gjatë verës me Suedinë do ta zhvillojë Evropianin e fundit.