Futboll

Te FCSB të kënaqur me pritjen

Te FCSB të kënaqur me pritjen

Trajneri i FCSB, Elias Charalambous, ka thënë se mikpritja ka qenë e mirë në Kosovë. 

“Mund të them se nga ajo që kam parë dhe lexuar, nuk qëndron asgjë. Mikpritja ka qenë fantastike. Ka qenë gjithçka në rregull. Kemi vetëm fjalë të mira nga pritja dhe ajo që kemi parë këtu”, ka thënë Charalambous. Ai pret fitore ndaj Dritës të enjten në “Fadil Vokrri”.

“Lojtarët e mi janë mësuar të luajnë në stadiume të mbushura. Është mirë për lojtarët, për motivin të paraqiten në stadiume të mbushura”, ka shtuar trajneri i klubit rumun.