Supergolat e Eder Militaos dhe Kylian Mbappes ia kanë siguruar fitoren e pestë radhazi Real Madridit.
Reali fitoi 2:0 të shtunën në shtëpi ndaj Espanyolit. Ndeshja i takoi javës së pestë të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendërmbrojtësi brazilian, Militao, në minutën e 22-të e kaloi në epërsi Realin me supergolin që e shënoi nga distanca.
Me goditje të fuqishme nga distanca edhe sulmuesi francez, Mbappe, në minutën e 47-të e realizoi golin e fundit.
Për 26-vjeçarin Mbappe ishte goli i shtatë këtë edicion në të gjitha garat.
Klubi mbretëror i prin tabelës me 15 pikë.
Për Espanyolin ishte disfata e parë, ka edhe tri fitore dhe një barazim. Është në vendin e tretë me dhjetë pikë.
Supergol nga Militao, Reali në epërsi
Qendërmbrojtësi brazilian, Eder Militao, ka realizuar supergol për ta kaluar në epërsi Real Madridin ndaj Espanyolit.
Aktualisht është duke u zhvilluar minuta e 35-të dhe Reali po udhëheq 1:0.
Militao golin e realizoi në minutën e 22-të me një goditje të fuqishme nga distanca.