Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Supergoli i shqiptarit Camaj nuk i mjafton Novi Pazarit

Driton Camaj

Përditësim - Driton Camaj ka shënuar supergol për Novi Pazarin të enjten mbrëma ndaj Partizanit të Beogradit. 

Por, goli i shqiptarit 29-vjeçar që luan në krah, nuk i ka mjaftuar skuadrës së tij ta shmang disfatën në ndeshjen e xhiros së 30-të të Superligës së Serbisë. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Novi Pazari u mposht në shtëpi 3:2. 

Camaj shënoi me goditje të fuqishme e të saktë për 1:1, në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. 
Për Camajn, i cili e kompletoi ndeshjen, ishte goli i gjashtë në kampionatin elitar të Serbisë. Ai e ka edhe një asistim. 

Novi Pazari është i pesti në tabelë me 47 pikë, por është në grupin e skuadrave që luftojnë për titull kampioni.


Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futbollisti shqiptar i Novi Pazarit, Driton Camaj, i ka shënuar supergol Partizanit të Beogradit në ndeshjen që po luhet të enjten, në kuadër të xhiros së 30-të të Superligës së Serbisë.

Supergolin, Camaj realizoi në minutën e parë shtesë të pjesës së parë për barazimin 1:1.

Pjesa e parë ka përfunduar baras, 1:1.