Pas golit që e realizoi në xhiron e parë, Juljan Shehu, ka vazhduar me paraqitjet pozitive te skuadra e Widzew Lodzit.
Widzew Lodzi në kuadër të javës së tretë të elitës së futbollit polak fitoi thellë 3:0 ndaj GKS Katowices.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë fitoren e Lodzit la gjurmë edhe Shehu duke kontribuar me një asistim. Mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë asistoi te goli i parë në minutën e 18-të.
Shehut iu anulua edhe një gol në minutën e 47-të për shkak të prekjes me dorë.
Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte më i dalluari në fushë.
Lindon Selahi luajti deri në minutën e 81-të kurse Dion Gallapeni në lojë u inkuadrua nga fillimi i pjesës së dytë.