Sulmuesi Xherdan Shaqiri ka shkëlqyer në fitoren e Baselit me rezultatin e thellë 6:1 ndaj Winterthurit. Ndeshja u luajt të shtunën dhe i takoi xhiros së 11-të të kampionatit zviceran.
Shaqiri shënoi një gol dhe asistoi në tre golat e tjerë të Baselit. Shaqiri e realizoi golin e tretë për Baselin në minutën e 33-të.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa asistimet i bëri te goli i parë, i dytë dhe i katërt.
Ai luajti për 71 minuta. Ndeshjen te Baseli e kompletoi Leon Avdullahu, kurse Taulant Xhaka në lojë u inkuadrua nga minuta e 62-të dhe Albian Ajeti nga minuta e 71-të. Te Winterthuri, sulmuesi Labinot Bajrami u paraqit deri në minutën e 59-të. Granit Lekaj ishte në bankën rezervë.
Shaqiri këtë edicion në të gjitha garat ka dy gola dhe katër asistime.
Baseli ka 19 pikë dhe është në pjesën e epërme të tabelës. Winterthuri është i fundit me shtatë pikë.