Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Selektori i Serbisë thotë se e çmon Granit Xhakën

Granit Xhaka

Selektori i Serbisë në futboll, Dragan Stojkoviq e vlerëson kapitenin e Zvicrës, Granit Xhaka.

Serbia e Zvicra takohen të shtunën në kuadër të Ligës së Kombeve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Stojkoviqi të hënën  në konferencë për shtyp foli dy herë për Xhakën.

“Zvicra ka ekip solid. Ka kontinuitet dhe është kompakte. I ka të gjitha që një ekip duhet t’i ketë. Ka lojtarë kualitativë. Xhaka është lojtar i madh dhe prej tij varet shumë loja e Zvicrës”, ka thënë Stojkoviq.

Më pas është pyetur për mundësinë e incidenteve në Leskovc.

“Besoj se njerëzit e dinë të kaluarën dhe provokimet. Apeloj që ndeshja të jetë korrekte. Në mënyrën se si ekipet duhet të luajnë. Që sjelljet në tribuna dhe të tifozëve të jenë në nivel të lartë. Ato gjëra dueht të harrohen dhe të fokusohemi në futboll. Nuk frikësohem. Kjo është absolutisht absurde. Xhaka është lojtar i madh dhe e di këtë. Vërtetë e çmojë. Për shumë vjet shfaq nivel botëror. Mendoj se nuk do të ketë ndonjë problem”, ka shtuar Stojkoviq.