Pasi e kaloi një kohë të gjatë pa shënuar gol, Albion Rrahmani është kthyer në formën më të mirë.
Sulmuesi i Kosovës të enjten mbrëma me Spartën e Pragës e regjistroi golin e tretë, në tri ndeshjet e fundit.
Ai realizoi ndaj Artis Brnos dhe Sigma Olomoucit në Kupën dhe elitën e futbollit të Çekisë, ndërsa të enjten mbrëma realizoi edhe në Ligën e Konferencës në fitoren 2:1 në udhëtim te Universitatea Craiova.
Ndeshja i takoi xhiros së pestë të fazës së ligës, në Ligën e Konferencës, kurse Rrahmani shënoi në minutën e 50-të.
Ai luajti deri në minutën e 67-të.
Rrahmani ndaj kësaj skuadre rumune e realizoi golin e katërt. Tri gola i kishte shënuar më herët sa ishte pjesë e Rapidit të Bukureshtit.
Sparta Praga ka 10 pikë në pesë ndeshje.
Në Ligën e Evropës, Arbër Hoxha pësoi humbje me Dinamon e Zagrebit në “Maksimir” nga Real Betisi, 3:1, në kuadër të xhiros së gjashtë. Hoxha u zëvendësua pas pjesës së parë.
Në Ligën e Konferencës, Ermal Krasniqi u zëvendësua pas 81 minutash në humbjen 2:1 të Legia Varshavës në udhëtim te Noah. Ivan Balliu me Rayo Vallecanon luajti deri në minutën e 60-të, në fitoren 2:1 në udhëtim te Jagiellonia.
Rrahmani shënon gol për Sparta Pragën
Sulmuesi i Kosovës, Albion Rrahmani, ka shënuar gol në Ligën e Konferencës. Rrahmani shënoi golin e epërsisë 1:0 për Sparta Pragën ndaj Universitatea Craiovas rumun.
Ai e realizoi golin në minutën e 50-të.