Futboll

Rrahmani me Napolin fitojnë në Champions

Qarabag - Napoli

Foto: Associated Press

Kapiteni i Kosovës në futboll, Amir Rrahmani, ka luajtur deri në fund të ndeshjes te Napoli që mposhti Qarabagun në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja Napoli – Qarabag u zhvillua të martën dhe i takoi xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve. 

Scott McTominay në minutën e 65-të shënoi golin e epërsisë 1:0, kurse rezultatin e dyfishoi me autogolin e Marko Jankoviqit në minutën e 72-të.

Për kampionin e Italisë, është fitorja e dytë në Champions. Ka shtatë pikë, kurse Qarabagu një pikë më shumë.