Goli i mbrojtësit të krahut, Giovanni Di Lorenzo në minutën e 73-të e ka vendosur ndeshjen ndërmjet Napolit dhe Lecces. Të shtunën Napoli e mposhti Leccen me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.
Di Lorenzos iu anulua edhe një gol në pjesën e parë për shkak të pozitës jashtë loje. Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani e kompletoi ndeshjen te Napoli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa edhe te Lecce ndeshjen e kompletoi Ylber Ramadani. Medon Berisha i mungoi Lecces për shkak të lëndimit.
Napoli vazhdon në pozitën e parë me 22 pikë. Lecce ka pesë pikë dhe renditet në pozitën e parafundit.