Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi Albion Rrahmani ka thënë se Kosova ishte në nivelin e duhur kundër Suedisë të hënën në “Fadil Vokrri”. Ai ka thënë se nuk përshkruhet me fjalë fitorja ndaj Suedisë me rezultat 2:0. “Emocione që nuk përshkruhen me fjalë për këta tifozë. Besoj që ekipi ka qenë në niveli ne duhur sot. Shpresoj të vazhdojmë kështu. I përgëzoj të gjithë lojtarët, i falënderoj tifozët. U mbrojtëm shumë, u munduam të luanim me kundërsulme. E bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme duke krijuar disa raste. Fitore shumë e mirë dhe e rëndësishme”, ka thënë Rrahmani.
Ai asistoi për golin e dytë të shënuar nga Vedat Muriqi.