Kosova e Suedia përballen në “Fadil Vokrri” në ndeshjen e dytë të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës në futboll më 2026. Kosova ndeshjen e parë e humbi 4:0 nga Zvicra, ndërsa Suedia barazoi me Slloveninë. Gjithçka që ndodh para, gjatë dhe pas kësaj ndeshje, mund të përcillni këtu

Selektori i Suedisë pranon se fitorja e Kosovës është plotësisht e merituar

13 o. më parë / 8 sht 2025 23:49
Jon Dahl Tomasson

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomasson ka pranuar superioritetin e Kosovës në fitoren 2:0.

“Një fitore shumë e merituar e Kosovës. Te Kosova e kanë dashur më shumë. Nuk iu jemi përmbajtur parimeve tona. Kemi luajtur ngadalë dhe nuk kemi reaguar mjaftueshëm shpejtë kur kemi humbur topin. Kemi pësuar nga katër kundërsulme, ku është dashur të paraqitemi më mirë si ekip. Ne trajnerët po ashtu jemi pjesë e kësaj”, ka thënë Tomasson.

“Ne provuam në pjesën e dytë, por nuk ishim të mirë. Kemi dërguar topin në zonë, por na mungoi ideja aty. As sulmi e as mbrojtja nuk ishin mjaftueshëm të mirë. Ishte në tërësi. Kjo nuk ishte mirë. Por mos të harrojmë që kemi fituyar tetë nga 11 ndeshjet nga shtatori 2024. Mendoj se kemi fituar tetë, kemi humbur një dhe kemi barazuar dy. Kjo nuk ishte mjaftueshëm mirë, por duhet kohë për të ndërtuar. Nuk ishim vetvetja. Kemi luajtur ndeshje fantastike ndaj Sllovenisë, por kjo përpjekje ishte e pamjaftueshme. Ne ëndërrojmë Kupën e Botës dhe kjo ishte goditje. Por do të gjejmë mënyrë për të dalë nga kjo”, ka vazhduar tekniku danez.

Ai ka thënë se është shumë i dëshpëruar, njëjtë si lojtarët.

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

13 o. më parë / 8 sht 2025 23:42
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Në Suedi e kanë përjetuar rëndë humbjen 2:0 nga Kosova.

Gazetari i Sportbladet, Simon Bank, ka shkruar se me këtë humbje Suedia ka humbur dinjitetin.

“Pas kësaj mbrëmjeje në Prishtinë, nuk do të flasim më për Kupën e Botës. Do të flasim për baziken, si të luajmë futboll në përgjithësi. Të humbësh ndeshjet është një gjë. Të humbësh dinjitetin sikur tani është diçka krejt ndryshe”, ka shkruar Bank në një koment të publikuar nga mediumi i fuqishëm suedez.

“Më godit fort në fytyrë dhe unë ndihem i gjallë. Faleminderit për këtë Kosovë”.

Ai ka vlerësuar paraqitjen e Kosovës, mënyrën e lojës, ndryshimet e bëra.

Sipas Bank, Suedia nuk e ka në mbrojtje nivelin që e ka në sulm.

UEFA shkruan për fitoren e Kosovës: Kosova trondit Suedinë

14 o. më parë / 8 sht 2025 23:24
uefa

UEFA ka shkruar për fitoren e madhe të Kosovës ndaj Suedisë me rezultat 2:0 të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”. Ndeshja Kosovë – Suedi i takoi kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

“Kosova shënoi fitore mbresëlënëse ndaj Suedisë”, shkruan ndër të tjera në raportin e UEFA-s.

Rrahmani: Emocione që nuk përshkruhen me fjalë

14 o. më parë / 8 sht 2025 23:23
albion rrahmani

 

Sulmuesi Albion Rrahmani ka thënë se Kosova ishte në nivelin e duhur kundër Suedisë të hënën në “Fadil Vokrri”. Ai ka thënë se nuk përshkruhet me fjalë fitorja ndaj Suedisë me rezultat 2:0. “Emocione që nuk përshkruhen me fjalë për këta tifozë. Besoj që ekipi ka qenë në niveli ne duhur sot. Shpresoj të vazhdojmë kështu. I përgëzoj të gjithë lojtarët, i falënderoj tifozët. U mbrojtëm shumë, u munduam të luanim me kundërsulme. E bëmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme duke krijuar disa raste. Fitore shumë e mirë dhe e rëndësishme”, ka thënë Rrahmani.

Ai asistoi për golin e dytë të shënuar nga Vedat Muriqi.

Franco Foda: Jam shumë krenar me ekipin

14 o. më parë / 8 sht 2025 23:16
Franco Foda

Shumë krenar me ekipin, ka luftuar për 90 minuta dhe kemi luajtur mirë në ofenzivë. Pas humbjes i kam thënë skuadrës se do të kemi mundësi për fitore të re.

Mendoj se i gjitëh futbolli i Kosovës mund të jetë krenar me atë që kemi treguar.

Vendosëm të luajmë me dy sulmues, pasi Suedia vendosi të luajë me tre sulmues. Florent Muslijën e kishim si lojtar kreativ, ndërsa në sulm ishin Vedati e Albion Rrahmani.

Ishim të detyruar të luajmë me pesë mbrojtës për shkak të sulmit të Suedisë. Startuan Gyokeres e Elanga, ndërsa më pas luajti edhe Isak.

Në përgjithësi ishte një paraqitje e mirë nga gjithë skuadra. Mbrojtësit i kanë ruajtur hapësirat shumë mirë.

Dion Zabërgja është dashur të startojë, por është lënduar në momentin e fundit. Pësoi lëndim muskulor gjatë nxemjet. Kështu u aktivizua Ilir Krasniqi. Edhe me Batonin kemi planifikuar të luajmë me pesë mbrojtës.

Kemi planifikuar që t’i ikim presionit të Suedisë me pasime sa më të shpejta. Sidomos me Albionin e kishim këtë plan. E kemi ditur se nga loja një kundër një mund të kishim raste për gol.

Patjetër që është loja më spektakolare. Ishte edhe më e vështira. Suedia ka lojtarë shumë të shtrenjtë. Por në mbrojtje nuk kemi lejuar asgjë. Në sulm kishim mundësi edhe për 3:0 e 4:0.

Leon Avdullahu: Fantastike që kemi fituar sonte

14 o. më parë / 8 sht 2025 23:04
Leon Avdullahu

 

Gjë e madhe, fantastike që kemi fituar sot.

Me Zvicrën nuk ishim kompakt. Sot ishim. Me Zvicrën na ka munguar energjia.

Duhet të luajmë me energji dhe mund të arrijmë gjëra të mëdha.

Fidan Aliti: Në televizione nuk bëhen analiza profesionale, bëhet humor

14 o. më parë / 8 sht 2025 23:03
Fidan Aliti

Fidan Aliti (Foto nga arkivi)

Nuk ka rëndësi Fidani, amo Amiri apo Vedati. Dua t’i përgëzoj lojtarët e rinj që luajtën sot. U lumtë.

Jemi mbrojtur dhe kemi pritur kundërsulmet. Kemi analizuar se çka nuk shkoi ndaj Zvicrës. Këtu në Kosovë bëhen shumë analiza pas ndeshjeve. Populli ynë e meriton një analizë profesionale. Këto që po i dëgjoj nuk janë analiza por humor. Në televizione bëjnë cirkus, i shtyjnë njerëzit që të qeshin. Për mua kjo nuk është analizë profesionale.

Detyra jonë nuk është t’u përgjigjemi atyre. Detyra ynë është t’i injorojmë. Nuk kemi nevojë t’u përgjigjemi atyre që bëjnë shaka me lojtarët. Përgjigjja jonë ishte në fushë.

Dion Gallapeni: Treguam zemër të madhe

14 o. më parë / 8 sht 2025 23:00
Dion Gallapeni

Ndjenjë e veçantë të luash këtu në mesin e këtyre tifozëve. Kisha edhe emocione, por me kohë e kalova dhe hyra mirë në ndeshje.

Bashkëlojtarët më kanë përkrahur shumë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, me rezultate e paraqitje të mira.

Ishte e vështirë të përballem me Elanga. Luajtëm si kolektiv dhe treguam zemër të madhe sonte.

Muriqi: Kemi mentalitet të jashtëzakonshëm

14 o. më parë / 8 sht 2025 22:58
muriqi

Fitore shumë e madhe. Kemi treguar që jemi skuadër që po formohemi. Jemi formuar goxha mirë për nëntë vjet.

Të reagojmë pas disfatës së rëndë me Zvicrës dëshmon se kemi mentalitet të jashtëzakonhshëm, sidomos në aspektin e lojës luftarake.

Në përgjithësi, ajo që nuk funksionoi ndaj Zvicrës, sot ka funksionuar. Sot edhe Gallopeni ka luajtur shumë mirë.

Kishim një mbledhje para ndeshjes. Si lider i ekipit, në mungesë të Amirit, kam folur unë. U kam thënë se duhet të shfaqim mentalitet. Sot Baton Zabërgja e pësoi një lëndim në nxemje. Shpresoj se është ai do të ketë raste ta dëshmojë veten.

Trepikësh shumë i rëndësishëm dhe shpresojmë të vazhdojmë njëjtë edhe me Slloveninë.

Fitorja është shumë motivuese. Suedia e ka vetëm një. Fitorja kundër Sllovenisë do të ishte fantastike dhe më pas do të mund të flasim për gjëra të mëdha.

Shkëlqen Kosova, fitore e madhe ndaj Suedisë

14 o. më parë / 8 sht 2025 22:42
kosova

Kosova ka reaguar në mënyrën më të mirë pas humbjes së thellë nga Zvicra në Basel.

Të hënën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi 2:0 ndaj Suedisë, përfaqësueses së mbushur me yje të Premier Leagues.

Me fitoren e arritur në stadiumin e stërmbushur në Prishtinë, Kosova është kthyer në garë për kualifikim për Kupën e Botës 2026.

Suedia vlerësohej favorite, por të përzgjedhurit e Franco Fodas kanë shfaqur më shumë në fushën e lojës. Dhe dy golat e pjesës së parë sollën tri pikët e mëdha.

Është kjo njëra prej fitoreve më të rëndësishme të Kosovës deri më tani.

Mesfushori Elvis Rexhbeçaj shënoi për 1:0 në minutën e 26-të. Rexhbeçaj realizoi pas një kundërsulmi, në tentim të dytë.

Ndërkohë Vedat Muriqi, lideri i pakontestueshëm i përfaqësueses, shënoi golin për 2:0 në minutën e 42-të. Albion Rrahmani bëri punë të madhe dhe pasoi për Muriqin që shënoi gol të bukur.

Për Muriqin ishte goli i 32-të me fanellën e Kosovës. Ai është bindshëm golashënuesi më i mirë i “Dardanëve”. Ndërkohë Rexhbeçaj e shënoi golin e dytë me përfaqësuese.

Kosova ka rrezikuar edhe disa herë në pjesën e parë, por rastet e saj i kishte edhe Suedia.

Ndërkohë pjesa e dytë ishte më e qetë. Suedia kishte iniciativën, ndërsa lojtarët e Kosovës provuan përmes kundërsulmeve. Florent Muslija lëshoi rast të mirë në minutën e 89-të. Por shifrat nuk ndryshuan.

Notat e lojtarëve sipas SofaScore

Te Kosova ka munguar kapiteni Amir Rrahmani, pastaj Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Hadërgjonaj e Emir Sahiti. Por gjitha këto mungesa nuk janë vërejtur shumë.

Foda vendosi për formacion me dy sulmues, ndërsa përkrah Muriqit luajti Rrahmani. Në mbrojtje janë paraqitur Lumbardh Dellova e Fidan Aliti, ndërsa në krahë ishin Ilir Krasniqi e Dion Gallapeni, që kishin ndeshje stabile. Mërgim Vojvoda luajti pak më i avancuar kur Kosova ishte në sulm dhe shndërrohej mbrojtësi i pestë në defanzivë. Leon Avdullahu, Elvis Rexhbeçaj e Florent Muslija kanë formuar mesfushën.

Në pjesën e dytë rastin e fituan edhe Fisnik Asllani, Muharrem Jashari, Lindon Emërllahu dhe Veldin Hoxha, që debutoi.

Te Suedia në sulm startuan Viktor Gyokeres i Arsenalit dhe Anthony Elanga i Newcastlet. Në pjesën e dytë u aktivizua edhe Alexander Isak i Liverpoolit, transferimi më i madh i verës në futbollin evropian.

Por milionat këtë herë nuk kryen punë. Festa ishte për lojtarët e Kosovës dhe tifozët që kishin mbushur stadiumin.

Kosova ndeshjen e ardhshme e luan më 10 tetor ndaj Sllovenisë, po në “Fadil Vokrri”. Aktualisht është në vendin e dytë në grup, pas Zvicrës dhe para Suedisë e Sllovenisë.

Alexander Isak aktivizohet në “Fadil Vokrri”

15 o. më parë / 8 sht 2025 22:18
Alexander Isak

Ylli i madh i futbollit, Alexander Isak, është aktivizuar te Suedia në ndeshjen ndaj Kosovës.

Sulmuesi Isak është transferimi më i madh i verës në futbollin evropian. Kaloi nga Neëcastle te Liverpooli për afro 150 milionë euro.

Isak nuk ka luajtur që nga 25 maji.

Isak në minutën e 72-të e zëvendësoi Anthony Elangan.

Muriqi del nga fusha, e zëvendëson Asllani

15 o. më parë / 8 sht 2025 22:06
kosova

Vedat Muriqi është zëvendësuar në ndeshjen e Kosovës ndaj Suedisë.

Në minutën e 60-të, Muriqi u zëvendësua nga Fisnik Asllani.

Ndërkohë Albion Rrahmani u zëvendësuar me Muharrem Jasharin.

Kosova vazhdon të udhëheq 2:0.

Përfundon pjesa e parë, Kosova në epërsi prej dy golash

15 o. më parë / 8 sht 2025 21:34
kosova

Kosova po udhëheq 2:0 ndaj Suedisë pas pjesës së parë të ndeshjes në "Fadil Vokrri".

Elvis Rexhbeçaj e Vedat Muriqi i shënuan golat.

Kosoovaaaaaa

15 o. më parë / 8 sht 2025 21:29
kosova

Kosova po udhëheq 2:0 ndaj Suedisë.

Vedat Muriqi realizoi në minutën e 42-të.

Asistues ishte Albion Rrahmani.

Kosova në epërsi

16 o. më parë / 8 sht 2025 21:13
Elvis Rexhbeçaj

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Suedisë.

Elvis Rexhbeçaj shënoi për 1:0 në minutên e 26-të.

Rrahmani lëshon rast të artë

16 o. më parë / 8 sht 2025 20:57
Rrahmani lëshon rast të artë

Albion Rrahmani ka lëshuar rast të mirë. Në minutën e 11-të doli në kundërsulm, por gjuajti keq.

Ndryshim i papritur në formacionin e Kosovës

16 o. më parë / 8 sht 2025 20:51
Ndryshim i papritur në formacionin e Kosovës

 Ilir Krasniqi ka startuar te Kosova ndonëse nuk ishte paraqitur fillimisht në formacion. 

Baton Zabërgja nuk ka startuar, ndonëse ishte paraqitur fillimisht në përbërjen bazë.

Kosovë - Suedi, fillon ndeshja

16 o. më parë / 8 sht 2025 20:46
Kosovë - Suedi, fillon ndeshja

Ka nisur ndeshja mes Kosovës dhe Suedisë.

Stadiumi "Fadil Vokrri" është përplot me shikues. Një pjesë e tyre janë mbështetës të Suedisë.

"Besa-besë" është kënduar pa nisur ndeshja.

Formacionet zytare: Ndryshime te Kosova, Isaku nuk starton te Suedia

18 o. më parë / 8 sht 2025 19:21
Albion Rrahmani

Foto: Arkiv

Janë bërë ndryshime në formacionin e Kosovës.

Ndaj Suedisë, Albion Rrahmani starton në sulm përkrah Vedat Muriqit, ndërsa Baton Zabërgja luan në krahun e djathtë të sulmit.

Ndaj Zvicrës në krahun e djathtë ishte Ermal Krasniqi. Në stol ka mbetur edhe Muharrem Jashari.

Dion Gallapeni starton në vend të Leart Paçaradës në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë në vend të Amir Rrahmanit në qendër të mbrojtjes paraqitet Fidan Aliti.

Isaku nuk starton te Suedia

Alexander Isak nuk do të startojë te Suedia ndaj Kosovës, në ndeshjen që zhvillohet nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”.

Sulmi i Suedisë përbëhet nga Viktor Gyokeres dhe Anthony Elanga, dy yje të tjerë të Premier Leagues.

Selektori i Suedisë, Jon Dahl Tomason ka vendosur për formacion 3-5-2.