Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, të shtunën në konferencë për shtyp e ka konfirmuar se nuk do të luajë në Kupën e Botës për klube.
Kupa e Botës për klube organizohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRonaldo është pjesë e skuadrës nga Arabia Saudite, Al-Nassr. Por kontrata me Al-Nassrin i përfundon në fund të këtij muaji.
Klubi i tij nuk u kualifikua për turneun botëror që mbahet prej mesit të qershorit.
Ka pasur shumë raportime se Ronaldo dëshiron që të luaj në Kupën e Botës për klube. Por legjenda e Real Madridit i ka demantuar të gjitha këto raportime. Ai e ka pranuar se ka pasur bisedime me disa klube të tjera të cilat do të marrin pjesë në Botërorin e klubeve.
“Praktikisht është vendosur, nuk do të jem në Kupën e Botës për klube. Është pothuajse e vendosur që nuk do të marr pjesë në Kupën e Botës për Klube, pavarësisht shumë ftesave dhe propozimeve. Vendimi është pothuajse i marrë nga ana ime. Ka pasur bisedime, kontakte”, ka thënë Ronaldo.