Futboll

Ronaldo do të pensionohet shpejtë, flet edhe për Botërorin

ron

Në një intervistë me prezantuesin britanik, Piers Morgan, Cristiano Ronaldo ka shpjeguar se pensionimi si futbollist aktiv do të vijë shumë shpejtë. 

Ai ka theksuar se ajo situatë do të jetë e vështirë për të. 

Superylli portugez ndërkohë ka përmendur edhe Kupën e Botës 2026, që në vitin e ardhshëm organizohet në Kanada, Meksikë e SHBA.

“Do të jetë vështirë. Do të qaj padyshim, por jam i përgatitur. Çdo gjëje i vjen fundi. Por më pas do të kem kohë për të bërë gjëra tjera”, ka theksuar Ronaldo. 

Botërori 2026 për Ronaldon mund të jetë kampanja e fundit madhore për 40-vjeçarin. 

“Nuk është ëndërr e imja ta fitojë Kupën e Botës. Për çfarë? Për të treguar se jam njëri prej më të mirëve në histori? Nuk kam nevojë ta fitojë një turne me gjashtë apo shtatë ndeshje për atë gjë”, ka theksuar Ronaldo. 

Ronaldo në vikend i shënoi dy gola të tjerë për Al Nassrin dhe i është afruar shifrës së 1000 golave në karrierë. Ai i ka 952 gola në total.