Futboll

Roma e pëson humbjen e dytë rresht në Ligën e Evropës

Roma - Paulo Dybala

Foto: Associated Press

Roma e ka pësuar humbjen e dytë rresht në fazën e ligës, në Ligën e Evropës. 

Fitoi në xhiron e parë ndaj Nicet, ndërsa u mposht më pas në “Olimpico” nga Lille. 
Në xhiron e tretë të enjten mbrëma pësoi disfatë 2:1 nga Viktoria Plzeni çek. 
Prince Adu dhe Cheich Souare në minutat 20 dhe 22 shënuan për 2:0. 

Ndërkohë për Romën realizoi Paulo Dybala nga penalltia, në minutën e 54-t. 
Roma mbetet me tri pikë në vendin e 23-të, ndërsa Viktoria Plzeni në vendin e pestë ka shtatë pikë.