Enrique Riquelme, që është kandidat për president të Real Madridit, ka deklaruar të dielën se nëse ai zgjidhet udhëheqës i klubit të madh spanjoll, fituesi i “Topit të Artë”, Rodri, do të luajë për “Los Blancos”.
Presidenti aktual i klubit, Florentino Perez, i ka shpallur zgjedhjet e reja.
Zgjedhjet për president të Realit do të mbahen më 7 qershor. Në garë janë Perezi dhe Riquelme.
“Nëse unë jam president, një lojtar si Rodri do të luajë për Real Madridin”, ka thënë Riquelme, shkruan të dielën “MundoDeportivo”.
Riquelme po ashtu ka paralajmëruar se nëse ai zgjidhet president, Realit do t’i bashkohen edhe dy yje të tjerë.
79-vjeçari Perez është President i Real Madridit prej vitit 2009. Më herët ishte prej vitit 2000 deri në vitin 2006.