Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Real Madridi, nuk ka gabuar të mërkurën mbrëma në ndeshjen e fundit të fazës së ligës ndaj Brestit.
15 herë fituesi i “Championsit” e mposhti skuadrën franceze 3:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRodrygo i shënoi dy gola, ndërsa një tjetër e realizoi Jude Bellingham.
Sulmuesi brazilian realizoi në minutën e 27-të fillimisht, më pas Bellingham në minutën e 56-të e dyfishoi epërsinë.
Rodrygo e vendosi rezultatin përfundimtar në minutën e 78-të me golin e dytë personal dhe të tretin për skuadrën.
Reali në 1/16 e finales avancon me 15 pikë nga vendi i 11-të, dy më shumë se Bresti që po ashtu ka avancuar tutje nga pozita e 18-të.