Futboll

Ramsey i bashkohet Newcastlet

Jacob Ramsey

Newcastle Unitedi e ka finalizuar transferimin e mesfushorit Jacob Ramsey.  24-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me Newcastlen. 

Ramsey bëhet transferimi i katërt i Newcastle në këtë afat kalimtar, pas Anthony Elangas, Aaron Ramsdalet dhe Malick Thiawit. 

Mësohet se Newcastle i ka paguar Aston Villas 39 milionë euro për shërbimet e anglezit. 

“Jam i kënaqur që jam këtu. Jam vërtet i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të filloj. 
Ky është një veprim i madh për mua”, ka thënë Ramsey. 

Edhe trajneri i Newcastlet, Eddie Howe, është i kënaqur me transferimin e Ramseyt. 

“Jacob është një tjetër shtesë fantastike për skuadrën tonë. Cilësitë e tij do të na sjellin diçka të ndryshme në fushë. Ai luajti shumë mirë edhe në Ligën e Kampionëve sezonin e kaluar dhe ne besojmë se ai do të jetë një aset i madh për ne”, ka shtuar Howe.