PSV Eindhoveni e ka fituar titullin në elitën e futbollit holandez për herën e 26-të, pas fitores 3:1 ndaj Sparta Rotterdamit të dielën në udhëtim.
Eindhoveni e mbrojti titullin pas dominimit që e pati në edicionin e kaluar ku i regjistroi 29 fitore nga 34 ndeshje të ligës. E pati vetëm një humbje në gjithë kampionatin.
Sezoni aktual ishte më rivalizues dhe u vendos në xhiron e fundit. PSV Eindhoveni e mbylli këtë kampionat me 79 pikë, një më shumë se Ajaxi i vendit të dytë.
Rivali Ajaxi kishte nëntë pikë më shumë, por ka bërë disa gabime në vazhdim që i kushtuan me titull.
Pasi e mposhti PSV-në 2:0 në fund të muajit mars, Ajaxi i regjistroi vetëm tri fitore nga tetë ndeshje të ligës.
Në ndeshjen e fundit, të dielën, Ajaxi fitoi 3:1 ndaj Tëentes. Por kjo fitore nuk mjaftoi, pasi gabimi i rëndë u bë në xhiron e kaluar kur barazoi me Groningenin. Madje kishte epërsi deri në minutën e 99-të, por në fund barazoi 2:2 në udhëtim.
PSV-ja kishte mbetur prapa me pikë pas shtatë ndeshjeve të para në kampionat, pasi e kishte regjistruar vetëm një fitore.
Por, i fitoi nëntë prej 10 ndeshjeve të fundit për ta mbyllur kampanjën me sukses.
Sulmi i PSV-së ka qenë arma më e fortë e skuadrës, pati i pati 103 gola gjithsej.
15 lojtarë të ndryshëm kontribuuan me gola. Luuk de Jong ishte golashënuesi më i mirë me 13 gola.