Kampioni i Evropës dhe i elitës së futbollit francez, Paris Saint-Germainit, ka humbur nga Paris FC-në, në derbin e kryeqendrës franceze.
Përveç ndeshjes, PSG-ja e ka humbur edhe fituesin e “Topit të Artë”, Ousmane Dembele.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDembele raportohet në mediumet franceze se ka pësuar lëndim në pulpë.
Lëndimi i tij ka ardhur vetëm 13 ditë para finales së Ligës së Kampionëve ndaj Arsenalit. Finalja e Championsit luhet më 30 maj në Budapest të Hungarisë.
Dembele u zëvendësua nga Gonçalo Ramos, në minutën e 27-të.
Shqetësim ka edhe te Përfaqësuesja e Francës, që në verë do të luajë në Botërorin që organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
Paris FC e mposhti PSG-në të dielën 2:1, në ndeshjen e fundit të Ligue 1 të Francës për këtë sezon.
Bradley Barcola shënoi për PSG-në në minutën e 50-të, kurse Alimani Gory i shënoi dy gola për vendësit, në minutën e 76-të dhe të 94-t.
PSG-ja kampione e mbyll kampionatin me 76 pikë në vendin e parë, ndërsa Paris FC në vendin e 11-të me 44 pikë.