Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Lecce fiton me gol të minutës së 96-të, mbijetesën e kërkon në xhiron e fundit

Lecce

Pos për kualifikim në Champions, xhiroja e fundit e Serie A do të vendosë edhe garën për ekzistencë.

Në fakt Pisa e Verona shumë më herët kanë humbur gjasat për të mbetur në elitën italiane. Ka mbetur të përcaktohet skuadra e tretë që bashkohet në rrugën për Serie B. Tri ndeshje të luajtur të dielën mbrëma kanë pasur ndikim direkt në këtë garë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Cagliari, Lecce dhe Cremonese fituan, kurse dy të fundit do ta kërkojnë mbijetesën në xhiron e fundit.
Cagliari fitoi 2:1 ndaj Torinos dhe përfundimisht shmangu rënien. Cagliari është i 16-ti me 40 pikë.
Fitore me vlerë të madhe shënoi Cremonese. E mposhti 1:0 në udhëtim skuadrën e Udineses. Por Cremonese mbeti në pozitën e 18-të me 34 pikë. Kjo pozitë në fund dërgon në kategorinë e dytë. 
Fitore shumë dramatike, por me vlerë të arit, shënoi Lecce. Lecce fitoi 3:2 në udhëtim ndaj Sassuolos, me gol të Nikola Shtuliqit në minutën e 96-të. Ajo fitore i mundësoi Lecces që të mbetet në vendin e 17-të me 35 pikë, një më shumë se Cremonese.

Ylber Ramadani luajti deri në minutën e 85-të për Leccen.

Më 24 maj, në xhiron e fundit, Lecce e pret Genoan e mesit të tabelës, kurse Cremonese e pret Comon. Como e kërkon kualifikimin në Champions.