Futboll

Pse futbollistët në Serie A kanë “shenja” të kuqe në fytyrë

serie A

Të gjithë lojtarët e Serie A po mbajnë një shenjë me ngjyrë të kuqe në faqe, në ndeshjet e xhiros së 12-të që po zhvillohen këtë fundjavë.

Kështu kampionati italian jep kontributin e madh për fushatën “e kuqe për dhunën”.

Është edicioni i nëntë që Serie A përkrah kampanjën që synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth abuzimit fizik dhe psikologjik të grave në Itali.

Sipas të dhënave statistikore të prezantuara nga Lega Serie A, shtatë milionë gra në Itali, gati një e treta, kanë vuajtur nga ndonjë formë ngacmimi apo dhune në jetën e tyre.

Vitin e kaluar 111 gra janë mbytur në Itali, 96 prej tyre nga familjarë apo njerëz të afërt. 73 gra janë vrarë në Itali në nëntë muajt e parë të vitit 2025, 60 prej tyre nga anëtarë të familjes apo të dashur.