Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Pllana debuton te Shqipëria

Arbër Hoxha & Bujar Pllana

Arbër Hoxha & Bujar Pllana

Ish-futbollisti i Kosovës U21, Bujar Pllana, është emëruar në formacionin startues të Shqipërisë për miqësoren ndaj Ukrainës që luhet sonte nga ora 20:45 në Valencia.

Për Pllanën është debutim me fanellën kuqezi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkohë në portë do të jetë Thomas Strakosha,

Përveç Pllanës, në mbrojtje do të luajë edhe Elseid Hysaj, kapiteni Berat Gjimshit e Mario Mitaj.

Në mesfushë do të luajnë Kristjan Asllani, Julian Shehu e Qazim Laçi.

E në sulm do të paraqitet Myrto Uzuni, Arbër Hoxha e Armando Broja.

Shqipëria e Ukraina luajnë miqësore pasi humbën në gjysmëfinalet e plejofit për Botëror, kundër Polonisë respektivisht Suedisë.