Drita e Gjilani kanë barazuar në derbin më të madh të futbollit kosovar.
Derbi i qytetit të Gjilanit, i zhvilluar të dielën në fushën me bari sintetik, përfundoi 1:1. Ndeshja ishte e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit kosovar.
Ndonëse mbetën të pamposhtura, të dy skuadrat lëshuan pikë të rëndësishme.
Ndeshja e zhvilluar në kushte të vështira atmosferike, ishte me plot raste kurse u shënuan dy gola.
Besnik Krasniqi asistoi për Arb Manajn që në minutën e 75-të e kaloi në epërsi Dritën.
Për 1:1 shënoi Armend Thaqi menjëherë në minutën e 79-të. Thaqi shënoi supergol nga goditja e dënimit.
Drita mban vendin e pestë me 25 pikë, kurse e ka një ndeshje më pak të luajtur. Në vendin e gjashtë me 23 pikë është Gjilani.
Barazon Gjilani
Thaqi shënoi në minutën e 79-të për 1:1.
Drita kalon në epërsi
Drita ka kaluar në epërsi në derbin ndaj Gjilanit.
Arb Manaj realizoi në minutën e 75-të për 1:0 në të mirë të kampiones në fuqi.
Pjesa e parë e derbit të Gjilanit mbyllet baras
Pa gola është mbyllur pjesa e parë e derbit të Gjilanit mes Dritës dhe Gjilanit.
Ky ballafaqim po zhvillohet më terrenin me bar sintetik në Gjilan.
Raste pati nga të dyja ekipet, por jo edhe gola.
Ndeshja i takon xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës ne futboll.