Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Përleshje mes tifozëve të PSG-së e Arsenalit, nisin hetimet

tifozet

Policia në Budapest të Hungarisë është duke i shikuar gjitha kamerat për t’i identifikuar tifozët e PSG-së dhe Arsenalit, të cilët janë përleshur pak orë para nisjes së finales së Ligës së Kampionëve. 

Policia ka thënë se përleshja mes tyre ka ndodhur në orët e hershme të së shtunës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Afro 30 tifozë nga secili klub janë përfshirë në përleshje dhe kanë hedhur fishekzjarrë në drejtim të njëri-tjetrit. 

Afro 4000 zyrtarë policorë do të jenë të pranishëm në kryeqendrën hungareze për finalen e Championsit. 

Mijëra tifozë po ashtu kanë udhëtuar në Hungari, ndonëse nuk kanë bileta për të hyrë në stadium. 

Policia e ka vlerësuar ngjarjen e Championsit me rrezikshmëri të lartë dhe përgatitjet kanë nisur para më shumë se nj viti.

Dy portugezë dhe një anglez janë arrestuar të premten, pas një tjetër përleshjeje. 

Policia ka thënë po ashtu se edhe një shtetas britanik është arrestuar pasi ka hipur mbi një veturë të parkuar dhe ka shkaktuar dëmtime.