Përzgjedhësi Jesse Marsch e ka përfshirë mbrojtësin e Bayern Munichut, Alphonso Daviesin në listën e 26 futbollistëve për Kupën e Botës.
Sipas Marschit, kjo është lista më e mirë që Kanadaja e ka pasur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBotërori i këtij viti organizohet në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
25-vjeçari Davies ishte në dyshim nëse do të luajë në Kupën e Botës këtë verë, pasi është duke u rikuperuar nga një zgjatje e muskulit.
Në listë është edhe Jonathan David i Juventusit.
Ka edhe emra tjerë të njohur. Stephen Eustaquio i Portos, Tajon Buchanan dhe Tani Oluwaseyi të Villarrealit, dhe Cyle Larin i Southamptonit, po ashtu janë në listë.
“Ne e kemi grupin e 26 lojtarëve më të mirë që ky shtet e ka pasur ndonjëherë në të njëjtën kohë”, ka thënë Marsch, shkruan BBC të shtunën.
Kanadaja e nis Botërorin më 12 qershor, me ndeshjen ndaj Bosnjë-Hercegovinës.
Në grup janë edhe Zvicra dhe Katari.