Përfshirja e Hamza Abdelkarimit te Përfaqësuesja e Egjiptit për Kupë të Botës nga përzgjedhësi Hossam Hassan, është befasia më e madhe.
Lista finale e përzgjedhësit Hassan me 26 futbollistë u publikua të shtunën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMohamed Salah do t’i prijë sulmit të Egjiptit në Botërorin e këtij viti, por mediumet e huaja kanë shkruar për Abdelkarimin.
“Marca” ka shkruar se atij i kanë mjaftuar vetëm pesë minuta lojë për të zënë vend në listën finale.
Abdelkarim është qendërsulmues 18-vjeçar. Ishte i huazuar nga muaji shkurt tek Al Ahly, ndërsa do t’i bashkohet kampit stërvitor të trajnerit Hansi Flick te Barcelona.
Abdelkarim luajti vetëm pesë minuta para dy ditësh në miqësoren ndaj Rusisë, që përfundoi 1:0 në të mirë të Egjiptit.
Egjipti është në grup me Belgjikën, Zelandën e Re dhe Iranin.