Pasi Zvonimir Boban u bë drejtor sportiv te klubi i madh kroat, Dinamo Zagreb, pati shumë ndryshime në skuadër.
Te Dinamo u realizuan 40 transferime dhe disa prej yjeve të klubit u larguan.
Njëri prej tyre ishte Arijan Ademi, që luajti për kohë të gjatë te skuadra më e suksesshme kroate dhe ishte kapiten për kohë të gjatë.
Futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut u transferua tek Ujpesti hungarez si futbollist i lirë, por forma e 34-vjeçarit ka pësuar rënie të dukshme.
Ademi ishte titullar në katër ndeshjet e para, ndërsa Ujpesti i fitoi vetëm katër pikë në ato ndeshje. Ai mori katër kartonë të verdhë në pesë ndeshje, më shumë se në dy edicionet e kaluara në kampionatin kroat.
Pas suspendimit shkaku i kartonëve, për Ademin pati telashe me minutazhë dhe me lëndime, që zgjatën deri në fund të pjesës së parë të kampionatit.
Në pesë ndeshjet e fundit, dy herë nuk ishte i përfshirë në skuadër, një ndeshje ishte në bankën rezervë, ndërsa dy ndeshje tjera luajti në 20-30 minutat e fundit.
Në total, ai ka 12 paraqitje në kampionatin hungarez dhe një në kupë. Nuk ka shënuar asnjë gol, ndërsa e ka regjistruar vetëm një asistim.
Me Dinamon, Ademi ka fituar 12 tituj, gjashtë Kupa të Kroacisë dhe katër Superkupa kroate.