Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Oferta milionëshe në drejtim të Rey Manajt

Rey Manaj - sivasspor

Rey Manaj është një prej sulmuesve më të mirë aktualisht në elitën e futbollit të Turqisë. 

Si rezultat i paraqitjeve të mira për Sivassporin, Manaj ka marrë vëmendjen e skuadrave të futbollit arab dhe të Katarit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Fotospor” ka shkruar të enjten se te Sivasspori për sulmuesin e Shqipërisë ka arritur oferta prej 10 milionë eurove. 

Manaj ka shënuar 18 gola në 29 ndeshje të Superligës së Turqisë, dhe po bën gara me Mauro Icardin dhe Edin Xhekon për “Këpucën e Artë”. 

Argjentinasi Icardi ka 21 gola aktualisht, kurse Xheko e ka një më pak. 

27-vjeçari Manaj ka kontratë me Sivassporin deri më 30 qershor të vitit 2026.