Futboll

Nico Paz nuk do të kthehet te Reali

Nico Paz

Mesfushori i talentuar, Nico Paz, do të qëndrojë te skuadra e Comos në Itali edhe për një edicion tjetër.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka shkruar të dielën se Real Madridi e ka njoftuar Comon që nuk do ta shfrytëzojë opsionin për ta kthyer në skuadër Pazin.

Reprezentuesi i Argjentinës, Paz, u transferua te Como verën e kaluar nga Reali.

Klubi italian pagoi rreth 6 milionë euro për 50 për qind të kartonit të Pazit.

Klubi mbretëror nëse dëshiron që ta kthejë në skuadër Pazin do të duhet të paguajë 9 milionë euro.

Ai është zhvilluar si futbollist në akademinë e “Los Blancos”.

20-vjeçari ishte prej futbollistëve kryesorë të skuadrës së drejtuar nga trajneri Cesc Fabregas në edicionin e kaluar.

Në 35 ndeshjet e zhvilluara realizoi gjashtë gola dhe bëri nëntë asistime.