Me “hat-trickun” e parë pas më shumë se tre vjet e gjysmë, superylli i futbollit, Neymar, ia ka siguruar Santosit pikët e plota në elitën e futbollit brazilian.
Santosi në krizë është duke luftuar për mbetje në Serie A të Brazilit, por Neymari u përkujdes që ekipi të marrë pikë shumë të rëndësishme.
Santosi fitoi 3:0 në udhëtim te Juventude, kurse Neymari realizoi tri herë brenda 17 minutazh. Ndeshja i takoi xhiros së 37-të.
Për Neymarin është “hat-tricku” i parë që prej prillit të vitit 2022, kur kishte realizuar me fanellën e PSG-së në fitoren 6:1 në udhëtim te Clermonti në kampionatin elitar francez.
Neymari me Santosin tani ka 150 gola të realizuar.