Futboll

Newcastle United transferon Thiawin

Malick thiaw

Newcastle United e ka transferuar mbrojtësin e Gjermanisë, Malick Thiaw, nga Milani. 

Transferimi është zyrtarizuar në orët e vona të së martës. 24-vjeçari ka luajtur për Milanin në 85 ndeshje në të gjitha garat, gjatë tri vjetëve sa ishte pjesë e klubit italian. Thiaw te Newcastle do ta mbajë fanellë me numër 12. 

“Jam shumë i entuziazmuar që po i bashkohem këtij klubi masiv. Mezi pres ta nisë stërvitjen dhe të njoftohem me bashkëlojtarët e rinj dhe gjithë stafin”, tha Malick. 

Transferimi i tij i ka kushtuar Newcastlet rreth 35 milionë euro.