Radu Dragusin u përjashtua që në minutën e shtatë të ndeshjes. Megjithatë Tottenhami nuk pati telashe për ta fituar ndeshjen e parë në Ligën e Evropës.
Skuadra e madhe angleze të enjten mbrëma fitoi 3:0 ndaj Qarabagut të Azerbajxhanit, në kuadër të xhiros së parë të fazës së ligës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBrenan Johnson shënoi golin e parë në minutën e 12-të. Për 2:0 shënoi Pape Matar Sarr në minutën e 52-të. Dominic Solanke, që asistoi në golin e parë, realizoi për 3:0 në minutën e 68-të.
Qarabagu nuk shfrytëzoi një lojtar më shumë në fushë e po ashtu nuk shfrytëzoi as gjuajtjen nga pika e bardhë. Azerbajxhanasit humbën penallti në minutën e 58-të.