Ndeshja me synime të kundërta në mes të Ballkanit dhe Feronikelit 74 hap javën e 21-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ballkani që synon mbrojtjen e titullit të kampionit, do ta pres në Suharekë Feronikelin 74, që është nëgarë për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar. Në fakt, skuadra nga Drenasi ka pak gjasa për të siguruar pjesëmarrjen në Superligë edhe në edicionin 2025/2026. Zë vendin e fundit me dhjetë pikë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBallkani është në vendin e dytë me 36 pikë. Lidere është Drita me 44 pikë.
Drita të shtunën e pret Suharekën në Gjilan. Të shtunën luhet edhe ndeshja Llapi – Malisheva, ndërsa të dielën Dukagjini në Klinë e pret Gjilanin. Të dielën luhet edhe ndeshja në mes të Ferizajt dhe Prishtinës.