Futboll

City fiton ndaj Napolit në ndeshjen emocionuese të De Bruynes

Jeremy Doku

Foto: Associated Press

Manchester City nuk ka gabuar në nisje të fazës së ligës në Champions, duke e fituar xhiron e parë 2:0 ndaj Napolit. 

Ndeshja u zhvillua në “Etihad Stadium”, aty ku Kevin De Bruyne u prit me padurim. 

De Bruyne e kaloi një dekadë me skuadrën e kaltër dhe i fitoi plot 19 trofe. 

Por, kthimi i tij në këtë stadium nuk shkoi si duhet. 

Pas kartonit të kuq të kapitenit Giovanni Di Lorenzo në minutën e 21-të, trajneri Antonio Conte bëri zëvendësim të detyruar. Di Lorenzo u ndëshkua për ndërhyrje të palejuar në Erling Haalandin, si futbollist i fundit. Kartoni direkt i kuq u dha pas rishikimit të situatës në VAR. 

Pesë minuta më vonë, De Bruyne doli nga loja, por skuadra e tij u mbajt mirë në pjesën e parë. 

Golat e fitores, ekipi i udhëhequr nga Pep Guardiola, i shënoi në minutën e 56-të dhe të 65-të. 

Fillimisht, norvegjezi Haaland me kokë realizoi për 1:0 pas asistimit të shkëlqyer të Phil Fodenit. Për Haalandin ishte goli i 50-të në Ligën e Kampionëve, në 49 paraqitje. 

Golin për 2:0 e shënoi Doku, pas një veprimi të shkëlqyer individual në zonë. 

Te Napoli në këtë ndeshje nuk luajti Amir Rrahmani. Kapiteni i Kosovës ka munguar shkaku i lëndimit të pësuar sa ishte i angazhuar me “Dardanët” në ndeshjet kualifikuese të Botërorit 2026.


Tjetër gol nga City

Manchester City po marshon drejt fitores në xhiron e parë të fazës së ligës në Champions. 
Skuadra e udhëhequr nga Pep Guardiola e ka shënuar edhe golin e dytë ndaj Napolit. 
Jeremy Doku pas një aksioni shumë të mirë individual në zonë, realizoi për 2:0 në minutën e 65-të.

Goli


City në epërsi me golin e Haalandit

Erling Haaland ka realizuar gol për Manchester Cityn që ka kaluar në epërsi ndaj Napolit. 
Phil Foden asistoi në minutën e 56-të për sulmuesin norvegjez, i cili realizoi me kokë për 1:0. 
Për Haalandin ishte goli i 50-të në Ligën e Kampionëve.

Goli: 


Napoli mbahet me një futbollist më pak

Pjesa e parë e ndeshjes derbi mes Manchester Cityt dhe Napolit që po luhet në “Etihad Stadium”, është mbyllur pa gola, ndërsa i takon xhiros së parë të fazës së ligës në Champions. 

City pati disa raste për shënim por nuk ia arriti, ndonëse prej minutës së 21-të kishte një futbollist më shumë në fushë. 

Mbrojtësi Giovanni Di Lorenzo u përjashtua direkt me të kuq pas rishikimit të situatës në VAR nga gjyqtari Felix Zwayer. 

Për mesfushorin Kevin De Bruyne ishte rikthim në “Etihad Stadium” pas transferimit në verë nga City te Napoli. 
Por për shkak të kartonit të kuq të Di Lorenzos, trajneri Antonio Conte bëri zëvendësim taktik duke e nxjerrë De Bruynen nga loja. 
“King Kev” me Cityn i fitoi 19 trofe përgjatë një dekade.


Fat i keq për Kevin De Bruynen

Për shkak të përjashtimit të mbrojtësit Giovanni Di Lorenzos, trajneri Antonio Conte është dashur të bëj zëvendësim të detyruar. 

Dhe në vend të mesfushorit Kevin De Bruyne, Conte inkuadroi në lojë mbrojtësin uruguaian Mathias Olivera. 

Për De Bruynen ishte kthim në “Etihad Stadium”, qëkur u largua nga Manchester City në këtë verë, në drejtim të Napolit. 

Mesfushori belg me Cityn i fitoi 19 trofe përgjatë periudhës 10-vjeçare.


Napoli mbetet me një futbollist më pak

Napoli i drejtuar nga Antonio Conte ka mbetur me një futbollist më pak në fushë, pas përjashtimit direkt me të kuq të Giovanni Di Lorenzos. 

Ai u përjashtua nga loja në minutën e 21-të, në duelin në udhëtim ndaj Manchester Cityt. 

Di Lorenzo u përjashtua nga loja pasi nga gjyqtari kryesor Felix Zwayer, e vlerësoi si lojtar të fundit kur ndali në mënyrë të palejuar sulmuesin Erling Haaland. 

Ndeshja që po luhet në “Etihad Stadium” mes Manchester Cityt dhe Napolit, vlerësohet prej kryesoreve të enjten mbrëma në xhiron e parë të fazës së ligës, në Ligës së Kampionëve.