Portieri i Manchester Cityt, Ederson, do të mungojë në ndeshjen vendimtare për titull kampioni në Premier League, si dhe në finalen e Kupës FA.
Ai ka thyerje të ashtit afër syrit dhe kjo do të jetë arsyeja e mungesës së portierit 30-vjeçar të Brazilit.
Edersoni nuk ishte i lumtur kur u zëvendësua pas 69 minutash të martën në fitoren 2:0 në udhëtim te Tottenhami, pas përplasjes që e pati me Cristian Romeron.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLideri City e pret West Hamin të dielën. Me fitore të Cityt, apo me rezultatin e njëjtë që e ka Arsenali kundër Evertonit, “qytetarët” e drejtuar nga Pep Guardiola do ta fitonin titullin e katërt rresht në elitën angleze.
City do të luajë edhe në finale të Kupës FA ndaj Manchester Unitedit më 25 maj në “Wembley”.
Stefan Ortega, i cili bëri disa pritje vendimtare pasi e zëvendësoi Edersonin kundër Spursit, pritet të jetë në portë për dy ndeshjet e fundit.