Këtë e ka bërë të ditur ministri i Brendshëm në detyrë Xhelal Sveçla.
Ai në një video të postuar në Facebook drejtuar bashkatdhetarëve ka thënë se Ligji sjell procedura më të shpejta dhe më të lehta për marrje të shtetësisë.
“Një nga lehtësimet kryesore është rifitimi i shtetësisë për ju bashkatdhetarët, që për arsye objektive jeni detyruar të liroheni nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nga 9 dokumente që kërkoheshin më parë, tani mjafton kërkesa e plotësuar nga ju si dhe dëshmia se nuk jeni të dënuar për vepër penale me vendim të formës së prerë në shtetin ku jetoni”, është shprehur Sveçla.
Ai ka thënë se aplikimi tashmë mund të bëhet edhe online përmes platformës e-Kosova dhe se afati i shqyrtimit të kërkesës nga 6 muaj është shkurtuar në 30 ditë.
-
Sveçla: Më 2012, opozita e sotme e bëri pjesë të Kushtetutës shtetësinë për serbët
-
Sveçla: Ligji për Shtetësinë buron nga Pakoja e Ahtisaarit
-
Sveçla: Qindra aplikime nga serbët për shtetësi të Kosovës
-
Ligji për të huajt, Gashi: Rrezik të futen njerëz të infiltruar, me të kaluar kriminale
-
“Lëvizja Revolta” kërkon transparencë lidhur me aplikimet për shtetësi