Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë trevjeçare për t’u bërë trajner i ri i Real Madridit.
Ai nuk do të zyrtarizohet deri kur të zgjidhet presidenti i ri i klubit, me zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, kontrata e 63-vjeçarit do të bëhet e vlefshme nëse Presidenti aktual i klubit, Florentino Perez, mbetet në këtë pozitë, ka shkruar BBC të premten.
Perezi njoftoi për zgjedhje të reja në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp më herët gjatë këtij muaji. Ai i kritikoi gazetarët dhe La Ligan, ndërsa foli për “kampanjë të organizuar” ndaj tij.
79-vjeçari Perez është President i Real Madridit prej vitit 2009. Më herët ishte prej vitit 2000 deri në vitin 2006.
Kundërkandidat i Perezit është Enrique Riquelme.
Mourinho do të largohet nga posti i trajnerit te Benfica, të cilën e mori në muajin shtator dhe e udhëhoqi drejt pozitës së tretë.
Nga viti 2010 deri në vitin 2013, tekniku portugez te Real Madridi e fitoi La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Superkupën e Spanjës.
Mourinho do ta zëvendësojë Alvaro Arbeloan, që e mori drejtimin e ekipit në janar, pas shkarkimit të Xabi Alonsos.
Reali e mbylli sezonin pa trofe të fituar.