Nuk është shënuar asnjë gol në pjesën e parë të ndeshjes Athletic Bilbao – Arsenal. Kjo ndeshje po luhet në Bilbao dhe i takon xhiros së parë të fazës së ligës të Ligës së Kampionëve për edicionin 2025/2026.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali kishte posedimin e topit e po ashtu edhe sa i përket rasteve dhe gjuajtjeve në drejtim të portës së spanjollëve. Por ekipi i drejtuar nga Mikel Arteta nuk arriti t’i konkretizoj rastet e krijuara. Edhe Bilbao kishte rastet e saj, por pa sukses.
Arsenali nis Championsin me fitore
Arsenali e ka nisur Ligën e Kampionëve me fitore ndaj Athletic Bilbaos të martën mbrëma.
Arsenali fitoi në Bilbao me rezultat 2:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së parë të fazës së ligës së Championsit.
Londinezët i shënuan dy golat e fitores përballë spanjollëve në pjesën e dytë.
Braziliani Gabriell Martinelli shënoi golin e parë në minutën e 72-të, kurse Leandro Trossard në minutnë e 87-të shënoi golin që vulosi fitoren e londinezëve në Bilbao.
Ndeshjen e dytë në Champions, Arsenali a ka në shtëpi kundër Olympiacosit më 1 tetor.
Bilbao luan në udhëtim ndaj Dortmundit.
Martinelli shënon posa inkuadrohet në fushë
Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Athletic Bilbaos.
Golin e epërsisë 1:0 për londinezët e shënoi Gabriel Martinelli.
Braziliani Martinelli e shënoi golin në minutën e 72-të të ndeshjes që po luhet në Bilbao sapo hyri në fushi, duke e zëvendësuar Ebrechi Ezen.
VIDEO:
Gabriel Martinelli, are you madddd?
Goallll pic.twitter.com/mzMjlMX4o8