Skuadra e Marseillet i ka arkëtuar pikët e plota të premten mbrëma në ndeshjen që i takoi xhiros së 13-të të Ligue 1 të Francës.
Marseille e mposhti thellë 5:1 Nicen në udhëtim. Me këtë fitore, Marseille del përkohësisht në vendin e parë me 28 pikë.
Paris Saint-Germaini ka 27 pikë në vendin e dytë, por e ka edhe një ndeshje më pak të luajtur.
Mason Greenwood i shënoi dy gola për Marseillen, kurse nga një i shënuan
Pierre-Emerick Aubameyang, Timothy Weah dhe Igor Paixao.
Ndërkohë golin e vetëm për Nicen e shënoi Mohamed-Ali Cho.
Nice ka 17 pikë në pozitën e nëntë.