Maqedonia e Veriut e ka fituar thellë ndeshjen e parë të kampanjës kualifikuese të Kupës së Botës 2026 në udhëtim te Lihtenshtajni.
Maqedonia e Veriut fitoi 3:0 të shtunën, ndërsa kontribut dhanë edhe Visar Musliu dhe Isnik Alimi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAleksandar Trajkovski e hapi serinë e golave në minutën e shtatë.
Tre minuta pa u mbyllur pjesa e parë, Enis Bardhi harkoi nga këndi, ndërsa Alimi e shtyu topin te Musliu që realizoi me gjuajtje të fuqishme nga afërsia.
Bojan Miovski e shënoi golin e tretë dhe të fundit në ndeshje.
Musliu bashkë me kapitenin Bardhi e kompletuan ndeshjen. Alimi luajti vetëm në pjesën e parë, kurse Ezgjan Aliosku e la fushën në minutën e 62-të. Agon Elezi ishte në bankën rezervë.
Në Grupin J bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Lihtenshtajnin janë edhe Belgjika, Kazakistani, Uellsi.