Sulmuesi i Shqipërisë, Rey Manaj e ka vendosur ndeshjen ndaj Konyasporit.
Manaj e shënoi golin e fitores për Sivassporin, që të shtunën mposhti Konyasporin me rezultat 1:0, në ndeshjen që i takoi xhiros së 34-të të elitës së futbollit turk.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo27-vjeçari shënoi në minutën e 86-të të ndeshjes.
Ky ishte goli i 22-të i Manajt me fanellën e Sivassporit këtë edicion në të gjitha garat.
Manaj e kompletoi ndeshjen te Sivasspori, ndërsa për Konyasporin u paraqiten Sokol Cikalleshi dhe Valon Ethemi.
Me këtë fitore Sivasspori është në vend të shtatë me 48 pikë, kurse Konyaspori renditet në pozitën e 15-të me 36 pikë.
VIDEO:
🚀Rey Manaj muhteşem gollerine devam ediyor!pic.twitter.com/AOLTxyntkV
— Sporxtv (@sporxtv) April 27, 2024